Fushata Kombëtare mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u zhvillua këtë herë në shkollat e ciklit parauniversitar në Devoll të Korçës.
Vëmendja e shtuar ndaj sigurisë ushqimore dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për një ushqim të shëndetshëm, jep besim se të tilla fushata ia arrijnë qëllimit në sensibilizimin e brezave të rinj mbi sigurinë ushqimore.
Kishte bashkëbisedime shumë interesante, mbi rolin dhe misionin e AKU-së, përgjegjësitë e operatorëve të biznesit ushqimor në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore.
AKU në fund të këtij procesi, pati kënaqësinë që edhe të rinjtë devollitë, t’i bashkohen “Ambasadorëve të sigurisë ushqimore” në të Shqipërinë.