Takimi mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore në Kukës

📍 Vijojnë takimet mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore, mbi bashkërendimin e strukturave përgjegjëse, në Kukës, ku morën pjesë Zv. Ministri i MBZHR, Z. Arian Jaupllari, Drejtoresha e AKU, Znj. Jeta Deda, Drejtori i AKVMB, Z. Rolandi Meçe, Prefekti Qarkut Kukës Z. Granit Gjana, si dhe drejtues të institucioneve të qarkut.

➡️Në takim morën pjesë edhe drejtues të Policisë së Qarkut ku u diskutua për koordinimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta të ndërgjegjësimit për fermerët dhe operatorët e biznesit ushqimor.

🟢 Një vëmendje e posaçme, gjatë takimit, iu kushtua fuqizimit të sektorit të bujqësisë, si formalizimi, projektet e ujitje-kullimit, menaxhimin i tokës, aksesi në tregjet bujqësore, shëndeti i bimëve dhe i kafshëve, etj.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme