Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit të opinionit publik, mbi problematikën e ngritur, për vendosjen në etiketë të datave të prodhimit dhe skadencave në ambalazhimet e shisheve të ujit, sqaron se:
AKU si institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e kontrollit zyrtar të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve në Republikën e Shqipërisë, ushtron veprimtari bazuar ligjit nr.9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin i ndryshuar”, krahas legjislacionit inspektues, akteve ligjore e nënligjore dhe standardeve të miratuara për veprimtarinë që kryen.
Bazuar këtij termi “Ushqim”, përfshihet edhe uji.
1- I përdoruar si ujë i pijshëm për furnizim publik të popullatës
2- I përdorur dhe/ose i bashkuar në ushqim gjatë prodhimit, përgatitjes dhe trajtimit të tij
3- I paketuar si ujë tryeze, ujë mineral, ujë burimi
Sa më sipër cituar, duke iu rikthyer problematikës së ngritur nga kjo media, referuar legjislacionit në fuqi specifikisht VKM-së 434, datë 11.7.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit” ritheksojmë, se: Në deklarimin e të dhënave të detyrueshme citohet data e “jetëgjatësisë minimale” ose “të përdoret përpara” ku në deklarimin e jetëgjatësisë minimale data paraprihet nga fjalët: “Të përdoret përpara ….” ose “Të përdoret deri më….” dhe kjo datë përfshin deklarimin e ditës, muajin dhe nëse është e mundur vitin në formë kronologjike të pa koduar.
Gjithashtu në kërkesat që rregullojnë informacionin ushqimor të detyrueshëm në këtë VKM janë edhe jetëgjatësia, ruajtja dhe përdorimi i duhur.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i hapur për të bashkëpunuar dhe për të informuar konsumatorët dhe mediat në mënyrë transparente, në sfidën për garantimin e sigurisë ushqimore.