akimi mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore, u zhvillua këtë herë në Berat, ku morën pjesë Zv Ministri i MBZHR, Z.Arian Jaupllari, Drejtoresha e AKU, Znj. Jeta Deda, Drejtori i AKVMB, Z. Roland Meçe, Prefektja e Qarkut Berat Znj. Valbona Zylyftari si dhe drejtues të Bashkisë Berat.
Në takin morën pjesë edhe drejtues të Policisë së Qarkut dhe Tatimeve, ku u diskutua për bashkëpunimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta të ndërgjegjësimit për fermerët, operatorët e biznesit ushqimor.
U diskutuan çështje të rëndësishme për fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si formalizimi, projektet e ujitje-kullimit, menaxhimin i tokës, aksesi në tregjet bujqësore , shëndeti i bimëve dhe i kafshëve, etj.