Food Safety Project 2019-2023

The Food Safety Project, (Projekti për Sigurinë Ushqimore) nisi bashkëpunimin me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në vitin 2019, duke qenë krah tij, në ndihmë të sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri, mbështetur nga Komisioni Evropian, me qëllimin kryesor të forcimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor, organizimin, kapacitetin e zbatimit dhe procedurat për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

Projekti për Siguri Ushqimore u konceptua me një pjesëmarrje të gjerë, të specialistëve ndërkombëtarë, ekspertë të fushës të sigurisë ushqimore, të cilët kanë bashkëpunuar ndër vite, me specialistë e inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për:

a) Zhvillimin dhe strukturimin e proceseve
b) Angazhimin, komunikimin dhe ndërthurjen e palëve të interesuara, AKU, Biznes, Konsumator
c) Menaxhimin e të dhënave
d) Zbatimin e politikave të sigurisë ushqimore
e) Zëdhënie për industrinë ushqimore dhe konsumatorët
f) Bashkëpunime të shumta në fushata ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi të konsumatorëve dhe operatorëve të biznesit ushqimor

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përfundim të këtij projekti evropian, është falënderues për të gjithë mbështetjen në ndihmë të sfidës së madhe për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme