“Të trajnuarit, trajnojnë”

“Mbrojtja e treguesit gjeografik për produktet bujqësore, produktet ushqimore, pijet alkoolike dhe joalkoolike”, ishte tematika e trajnimit, me inspektorët e Sektorit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU-ve, të drejtorive të ndryshme rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, bazuar në nismën “Të trajnuarit, trajnojnë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përmirësimi i njohurive nga legjislacioni dhe praktikat e shteteve anëtare të BE-së, mbi treguesit gjeografik që deklarohen në etiketën e produkteve ushqimore, kryesisht në produktet tradicionale, verëra, raki, vaj ulliri etj.

Janë identifikuar tri skema të cilësisë, përcaktimi i skemave të origjinës (PDO), treguesi gjeografik i mbrojtur (PGI) dhe specialiteti tradicional i garantuar (TSG), të cilat synojnë mbrojtjen e emrave të produkteve specifike për të promovuar karakteristikat e tyre unike.

Implementimi i skemave të cilësisë së ushqimit mund të sjellë shumë përfitime, jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët. Mund të përmirësohet qasja në treg, ruhet ekspertiza lokale, por edhe mbrohen burimet kombëtare.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,