AKU dhe Bashkia Lezhë bashkëpunim ndërinstitucional për sigurinë ushqimore

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Znj. Jeta Deda ka zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë Rajonale Lezhë, një takim pune me Kreun e Bashkisë së Lezhës, Z. Pjerin Ndreu, nga i cili mori mbështetjen institucionale, në lidhje me masat që po merren për garantimin e sigurisë ushqimore pranë dhe brenda institucioneve shkollore, bashkëpunimet dypalëshe ndërvepruese për tregjet e hapura ambulante dhe fushatave ndërgjegjësuese për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Gjatë takimit Znj. Jeta Deda tha se, “AKU ka një vëmendje të posaçme në këtë fillim viti shkollor, në monitorimin e të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor që ushtrojnë aktivitete pranë ose brenda institucioneve shkollore, për garantimin pa kompromis të sigurisë ushqimore”.

“Në fokus do të jetë në vazhdim edhe edukimi për sigurinë ushqimore, nisma që AKU i ka ndërmarrë më herët, në funksion të ndërgjegjësimit të fëmijëve, në këshillime mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, për të kontribuar sot dhe në të ardhmen, për një shëndet të sigurt”, tha Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

#bashkepersigurineushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,