Trajnim “Mbi menaxhimin e sëmundjeve  zoonotike”

Është organizuar në Hotel Tirana trajnimi dy ditor, organizuar nga WHO(Organizata Botërore e Shëndetësisë), FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) dhe EFSA ( Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) workshop-i “Mbi menaxhimin e sëmundjeve  zoonotike” bazuar në qasjen “Një shëndet”.

Gjatë këtij trajnimi, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u diskutua rishikimi strategjik i përgjegjësive të kërkuara nga burimet njerëzore zyrtare për të siguruar menaxhimin efektiv të sëmundjeve zoonotike.

Gjithashtu u diskutua edhe mundësia e rishikimit të profesioneve dhe nevojave  për të mbuluar në mënyrë të përshtatshme funksionet multisektoriale një shëndet për menaxhimin e sëmundjeve zoonotike.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,