Task-Forca Ndërinstitucionale për Sigurinë Ushqimore gjatë periudhës 26 qershor-18 gusht

Task-Forca Ndërinstitucionale për Sigurinë Ushqimore gjatë periudhës 26 qershor-18 gusht ka kryer 3138 inspektime në 12 qarqet e vendit në mbikëqyrje të operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit dhe tregtimit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare mungesë të përditësimit të sistemit të vetëkontrollit HACCP etj. për të cilat janë vendosur 71 masa administrative “gjobë”, 771 “paralajmërime”, 207 mostrime dhe 327 analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.