Trajnim mbi infrastrukturën e përshtatshme të përgatitjes, përpunimit dhe ambalazhimit të ushqimit

Projekti për Siguri Ushqimore ka vijuar trajnimet, në mbështetje të inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke u fokusuar këtë herë tek infrastruktura që nevojitet në përgatitjen, përpunimin dhe ambalazhimin në një mjedis të përshtatshëm.

Gjatë trajnimit u diskutua rëndësia e zgjedhjes nga biznesi ushqimor, të vendndodhjes, godinës me planimetri të përshtatshme, me një strukturë të brendshme, duke lejuar të gjitha proceset e prodhimit duke shmangur rreziqet e sigurisë ushqimore nga burimet e mundshme të kontaminimit të produkteve ushqimore.

Gjithashtu një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe mirëmbajtjes së vazhduar të infrastrukturës me kontrolle të rregullta pamore, për të siguruar çdo punë korrigjuese në kohën e duhur.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,