Trajnim mbi praktikat që ndiqen në thertore, stabilimente përpunimi mishi dhe qumështi

Projekti për sigurinë ushqimore, ka vijuar mbështetjen, me trajnime mbi procedurat dhe praktikat që ndiqen në thertore, stabilimente përpunimi mishi dhe qumështi.

Kjo ishte edhe arsyeja e vizitave tre ditore të ekspertëve evropianë për sigurinë ushqimore me inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në thertore, stabilimente përpunimi të mishit dhe qumështit në qarkun e Elbasanit.

Ekspertët evropianë u ndalën në detaje mbi teknikën higjienike të therjes, udhëzimet mbi ruajtjen e temperaturave të duhura dhe protokollet e sigurisë në thertore, metodat dhe praktikat për kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së produkteve të mishit.

Gjatë ndalesës në një stabiliment të përpunimit të qumështit, u trajtuan rregulloret dhe praktikat për kontrollin e higjienës, sterilizimin e pajisjeve në mbajtjen e cilësisë së qumështit të prodhuar.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,