AKU njofton Policinë e Shtetit, prangoset i dyshuari për falsifikim datash skadence në Korçë

Task Forca e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 20, datë 1.3.2023, “Për ngritjen e Task Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2023″, Planit të Masave dhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, Nr. 3272, datë 26.6.2023, ka intensifikuar kontrollet në subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit, prodhim, përpunim, magazinim, tregtim, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrotjen e konsumatorit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, datë 30.6.2023, në subjektin E.S, me aktivitetin market ushqimor, u konstatuan sasi të konsiderueshme të produkteve industriale dhe ushqimore nga të cilat një pjesë e tyre kishin kaluar afatin e përdorimit, me ndryshim dhe ndërhyrje të duksheme të stampave në datën e skadencës. Produktet të cilat përfshijnë pije alkoolike dhe energjike, mallra me mbishkrime në gjuhën greke, pa pullë fiskale apo faturë tatimore blerjeje për të vërtetuar origjinën e tyre, produkte bulmeti dhe shtazore të cilat kishin tejkaluar afatin e skadencës, si dhe mallra të ndaluara për tregtimin nga subjekte të papajisura me licencën përkatëse.

Për gjetjet në kundërshtim me ligjin dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë, Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Qarkut Korçë është bërë arrestimi i subjektit E.S si i dyshuar për disa veprat penale:
“Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose formularëve”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha organet ligjzbatuese dhe qytetarët, duke ndëshkuar këdo që shkel ligjin në dëm të shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,