Zhvillohet workshop-i “Antimikrobikët në mjedis dhe antimikrobiko-rezistenca”

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) kanë organizuar workshop-in “Antimokrobkët në mjedis dhe antimikrobiko-rezistenca”, me përfaqësues edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Qëllimi kryesor i këtij takimi pune, ishte sigurimi i një qasje të plotë të vlerësimit të rrezikut shëndetësor nga mbetjet e antibiotikëve në mjedis, si pasojë e bakterieve rezistente ndaj antibiotikëve, si dhe nevojat kërkimore që duhen për të arritur vlerësimin sasior të rrezikut.

Nga përfaqësues të AKU-së, u diskutua mbi rrezikun e antibiotiko-rezistencës, si problematikë edhe e sigurisë ushqimore, të cilat mund të mbahen nën kontroll vetëm me zbatimin me rigorozitet të protokolleve mjekësore veterinare, mbajtjen e regjistrave të rregullt të mjekimit të kafshëve dhe përdorimin e produkteve mjekësore të aprovura.

Sa më i kontrolluar të jetë përdorimi i tyre, aq më të shëndetshme do të jenë kafshët dhe produktet e përftuara prej tyre, për të pasur produkte të sigurta për shëndetin e konsumatorit. Bashkëpunimi i një zinxhiri të institucioneve nën qasjen “një shëndet” do të krijojë sistemin e survejancës ndaj AMR, gjithashtu do të çojë edhe drejt krijimit të një strategjie kombëtare për të mundësuar përdorimin e kontrolluar të antibiotikëve dhe minimizimin e paautorizuar të tyre.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,