Trajnim mbi analizën e riskut për sigurinë ushqimore

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, është zhvilluar nga BTSF (Better Training for Safer Food ) trajnimi mbi analizën e riskut të sigurisë ushqimore, kuadri gjithëpërfshirës dhe koherent i legjislacionit mbi ushqimit, ushqimin për kafshë në nivel bashkimi dhe kombëtar.

Në këtë tilla trajnime të përvitshme, marrin pjesë përfaqësues nga rajoni, si Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria e cila përfaqësohet me specialistë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku synohet të shpërndahen praktikat më të mira që mbështesin vendimmarrjen në çështjet e sigurisë ushqimore duke mbuluar të gjitha fazat e ushqimit, ushqimit për kafshë dhe fazat e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, për të siguruar standarde të qëndrueshme zbatimi, brenda BE-së dhe në vendet jashtë BE-së.

Trajnimi ndihmon të sigurojë një kuptim të përbashkët të gjendjes aktuale të analizës të riskut mbështetur në prova shkencore objektive dhe transparente, peshimit të alternativave të politikave në konsultim me palët e interesuara, menaxhimin e riskut, parimet e parandalimit dhe komunikimin e riskut.
Identifikimi i masave të përgjithshme të kontrollit, qasjeve të përshtashme u jep mundësi të trajnuarve, në krahasimin e planeve të emergjencës dhe elementët e gadishmërisë të përpunuara nga shtetet anëtare, në mënyrë që të identifikojnë dhe të ndajnë praktikat më të mira në reagimin ndaj situatave të krizave të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme