Trajnim mbi kategorizimin e stabilimenteve ushqimore

Projekti për Siguri Ushqimore ka vijuar me mbështetjen për vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve ushqimore, me një trajnim pranë këtyre stabilimenteve, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë Jellen Goossens dhe Vlatka Vrdjolak Goossens.

Ata vizituan thertore, fabrika të përpunimit të mishit dhe fabrika të përpunimit të qumështit, duke trajnuar një grup inspektorësh të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Këto trajnime kryhen si pjesë e përafrimit të Shqipërisë me kapitullin 12 të acquis të BE-së, ku stabilimentet ushqimore duhet të kategorizohen në përputhje me kërkesat e BE-së. Kjo do të çojë në zhvillimin e një programi kombëtar për të monitoruar një proces të përmirësuar për stabilimentet, që ato gradualisht të arrijnë standardet e BE-së.

Përgjatë trajnimit ekspertët vunë theksin në fleksibilitetin e disa rregullave e detyrimeve sipas ligjeve të BE-së, të cilat mund të zbatohen në kushte të caktuara, për të mbrojtur prodhimin dhe trashëgiminë tradicionale pa kompromentuar higjienën e ushqimit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,