Dialog kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve ushqimore në Shqipëri

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme një tryezë diskutimi, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) mbi realizimin e një sistemi ushqimor të sigurt, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm për njerëzit. Me pjesëmarrje të përfaqëuesve të institucioneve në nivel kombëtar dhe vendor, përfaqësues të FAO-s, ekspertë të fushës, si dhe nga shoqëria civile.

Nën logon “Dialog Kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve ushqimore në Shqipëri”, gjatë takimit u theksua mundësia për krijimin e një platforme për politikëbërësit kryesorë, biznesin dhe faktorë të shoqërisë civile për të kontribuar në transformimin e qëndrueshëm dhe të shëndeshëm të sistemeve globale të ushqimit. Siguria e ushqimit, ushqimt të kafshëve, shëndeti i bimëve dhe kafshëve është thelbësore për shëndetin e konsumatorëve, por në të njëjtën kohë rrit edhe konkurrencën e produkteve agro-ushqimore shqiptare,si në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Ky takim vjen në vijim të rrugëtimit të dalë nga dialogët kombëtarë, për sistemet e qëndrueshme ushqimore në Shqipëri të Samitit të OKB( Organizatës së Kombeve të Bashkuara) për sistemet ushqimore në vitin 2021 drejtuar nga MBZHR dhe mbështetur nga OKB.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,