Bashkë me fëmijët dhe të rinjtë për sigurinë ushqimore

Fushata kombëtare mbi ndërgjegjësimin mbi elementë kryesore të sigurisë ushqimore, ndërmarrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndaloi në shumë vende të Shqipërisë gjatë gjysmës së dytë të vitit shkollor 2022- 2023.

Nga Tirana, Durrësi e Elbasani duke shkuar në veri në Shkodër e deri në jug me Vlorën, Korçën e Gjirokastrën. Mikpritja e shkollave të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin, dëshira për të mësuar më shumë mbi sigurinë e produkteve ushqimre, misioni dhe vizioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, krijoi përgjegjësi dhe seriozitet në çdo orë ndërgjegjësuese, ndëraktivitet dhe pyetësorë nga nxënës dhe mësues me specialistë e inspektorë të AKU-së.

Fushata Kombëtare ia arritit qëllimit të misionit të saj, të ndërgjegjësojë sa më shumë fëmjë e të rinj. Janë motivuar me certifikata si “Ambasador të sigurisë ushqimore”, 562 fëmijë dhe të rinj në të gjithë vendin, për interesin dhe dëshirën e tyre, për të qenë bashkë në sfidën e vazhduar për sigurinë ushqimore.

Ne besojmë në atë që bëjmë, edhe fushata kombëtare për sigurinë ushqimore, do rikthehet me rifillimin e sezonit të ri shkollor në vjeshtë, për të vijuar me ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve në çdo pjesë të vendit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme