Fier, ushtronte aktivitetin pa licencë për  tregtim të PMB-ve, AKU gjobit subjektin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria Rajonale Fier në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese, kanë ushtruar kontroll në subjektin  me inciale “N.K” në Frakull të Fierit, me aktivitet tregtim të Produkteve të Mbrotjes Bimëve (PMB).

Gjatë ushtrimit të kontrollit është konstatuar se subjekti ushtronte aktivitetin pa licencë të tregtimit të PMB-ve dhe në mungesë të kushteve për të tregtuar Produkte Plehëruese ( PP).

Për gjetjet në kundërshtim me ligjin, është marrë masë e bllokimit të PMB-ve, si dhe është dhënë masa administrative me gjobë në vlerën e 300’000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha organet ligjzbatuese dhe qytetarët, duke ndëshkuar këdo që shkel ligjin në dëm të shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,