AKU ka zhvilluar në Dibër, takimin me drejtoritë rajonale mbi analizën e veprimtarisë 5-mujore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar në Dibër, takimin me drejtoritë rajonale mbi analizën e veprimtarisë 5-mujore, sfidat dhe angazhimet për shtimin e inspektimeve dhe monitorimeve mbi sigurinë ushqimore, për mbarëvajtjen e sezonit veror.

U bë një pasqyrë e detajuar mbi kryerjen e detyrave të AKU-së gjatë kësaj periudhe, duke evidentuar disa nga arritjet, që nga inagurimi i Pikës së Inspektimit Kufitar Durrës dhe lëvrimit të pajisjeve të reja laboratorike në laboratorin e Durrësit, në bashkëpunim me projektin SAFIAL dhe përmirësimin e sistemit të inspektimit për AKU-në në AKU-NET, nëpërmjet moduleve të miratuara.

Informimi dhe senbilizimi nëpërmjet zhvillimit të Fushatës Kombëtare nëpër shkolla të arsimit parauniversitar, në këtë periudhë, janë certifikuar si “ambasadorë të sigurisë ushqimore” 562 nxënës dhe të rinj në të gjithë vendin.

U diskutua mbi një shtim të vëmendjes së produkteve të importit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë në fushën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe në fushën fitosanitare.

U ritheksua rëndësia e realizimit të planeve të kontrollit me bazë risku, reagimin e menjëhershëm në njoftimet alert nga sistemi RASSF, si dhe prioriteti për të vijuar me fushatat ndërgjegjësuese për informimin e brezave të rinj, si nisma të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,