AKU bashkë me fëmijët e Vlorës për sigurinë ushqimore

Fushata kombëtare për sigurinë ushqimore, ka ndaluar në qytetin bregdetar të Vlorës, me fëmijët e shkollës 9 vjeçare “Ismail Qemali”.

Interesimi i nxënësve për ushqyerjen e shëndetshme, u tregua ndërmjet pyetjeve dhe shkëmbimeve të shumta interaktive për misionin e AKU-së si institucioni që garanton me ligj sigurinë ushqimore në vend, duke i kushtuar vëmendje aspekteve që kontribuojnë në sigurinë e produkteve ushqimore.

Në përfundim të këtij procesi u vlerësuan me certifikata “Ambasadorë të sigurisë ushqimore” 28 minimaturantë të “Ismail Qemalit ” në Vlorë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,