Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Lidhur me publikimin e disa shkrimeve të pavërteta, publikuar në disa portale, duam të sqarojmë dhe sigurojmë konsumatorin shqiptar se shëndeti i tyre nuk është në asnjë moment i rrezikuar nga produkti domate dhe po ashtu nuk ka patur kthime nga vendet e Bashkimit Europian për këtë produkt.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit verifikon kthimet e produkteve shqiptare të eksportuara në vendet e BE-së nëpërmjet njoftimeve të menjëhershme që vijnë nga sistemi RASFF (Sistemi i BE i Njoftimit të Menjëhershëm për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) dhe bëjmë me dije se përgjatë vitit 2023 nuk ka patur asnjë kthim të produktit domate me origjinë Shqipërinë e destinacion BE-në.

Duhet të rikujtojmë se, duke u nisur nga informacioni i pasaktë i publikuar ditën e djeshme, Shqipëria ka vijuar të eksportojë produkte fruta – perime, mes tyre edhe domate lirisht me destinacion vendet e Bashkimit Europian, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

Të gjitha produktet domate që eksportohen nga vendi ynë shoqërohen me certifikatë fitosanitare që vërteton gjendjen shëndetësore të produktit me origjinë joshtazore, si dhe sigurinë e këtij produkti.

Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në prodhim nga agronomët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, analizohen edhe në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, duke garantuar shëndetin e konsumatorit shqiptar, por edhe atij europian.

Trupa e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është gjithnjë në gatishmëri për ndjekjen e gjurmueshmërisë së produkteve jokonforme, kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore merren marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara nëse ka.

I bëjmë thirrje konsumatorit dhe medias të ndjekë informacionin e plotë zyrtar lidhur me garantimin e sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos u bërë pre e dizinformimit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,