Trajnim mbi proceset e autorizuara të riciklimit për materialet plastike në kontakt me ushqimin

Është zhvilluar në Lajpzig të Gjermanisë, trajnimi mbi proceset e autorizuara të riciklimit për materialet plastike, të cilat mund të përdoren në kontakt me ushqimin, organizuar nga BTSF (Better Training for Safer Food) dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Objektiv kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i njohurive në aspektet përkatëse të autorizimit dhe kontrollit të procesit të riciklimit të plastikës dhe shpërndarjen e praktikave më të mira në të mirë të procesit të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut.

U trajtuan hollësisht edhe kërkesat ligjore dhe rezultatet e pritshme në lidhje me materialet dhe artikujt e ricikluar që vihen në kontakt me ushqimin.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,