AKU me nxënësit e Elbasanit, për sigurinë ushqimore.

Orët sensibilizuese për sigurinë ushqimore, zhvilluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë ndaluar në Elbasan, me nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Ali Agjahu” dhe të rinjtë e shkollës së Mesme të Përgjithshme “Dhaskal Todri”. Orët ndërgjegjësuese mbi sigurinë ushqimore, u zhvilluan në ndëraktivitet të plotë, që nga vëmendja e shtuar në ushqyerjen e shëndetshme, zgjedhjen e ushqimit të sigurt, deri tek evidentimi i jetëgjatësisë së produkteve ushqimore, si dhe mënyrat e ankimit në AKU kur hasin probleme me sigurinë ushqimore. AKU kishte kënaqësinë që në fund të këtij procesi të motivonte 56 nxënës dhe të rinj elbasanas si, “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,