“Cilësia e shërbimit kundrejt konsumatorit dhe ofrimi i përvojës së konsumatorit”, ishte moduli i tretë në përfundim të trajnimeve, pranë qendrës Protik në Tiranë, nga INNVEST(veprimtari këshilluese në fushën e inovacionit) me përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Objektiv në këtë modul ishte koncepti i komunikimit interaktiv, midis pjesëtarëve të ndryshëm, përmes aplikimit të sigurisë ushqimore nga subjektet ushqimore dhe përshtatja e konceptit ligjor në praktikën operacionale. Gjatë trajnimit u diskutua edhe ofrimi i përvojës së konsumatorit përmes sigurisë ushqimore. Tejet e rëndësishme mbetet përmbushja e pritshmërive të konsumatorëve në drejtimin e një ushqimi të sigurt dhe higjienik.
Informacion për publikun
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të transparencës dhe informimit