Konferenca ndërkombëtare “Siguria ushqimore -Një Sfidë e përhershme”

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) ka organizuar konferencën ndërkombëtare “Siguria ushqimore -Një Sfidë e përhershme” me pjesëmarrje të përfaqësuesve të lartë nga MBZHR, AKU, AKVB dhe ISUV për të diskutuar idetë, sfidat  e institucioneve, sipas profilizimit të tyre dhe iniciativat e ndërmarra në lidhje me sigurinë ushqimore. Në këtë konferencë ishte e ftuar edhe drejtuesja e Projektit për Sigurinë Ushqimore, Vanessa Cooling, e cila në përmbledhje të rezultateve të projektit në këto vite në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet shqiptare, në forcim të standardeve të sigurisë ushqimore dhe angazhimin maksimal të institucioneve për kapitullin 12 të acquis (akt komunitar baza ligjore) të BE-së.

Gjatë konferencës u trajtuan gjerësisht edhe temat mbi rezistencën ndaj antibiotikëve, salmonela, përdorimi i pesticideve, etiketimi i produkteve ushqimore, biodiversiteti dhe rëndësia e qasjes “Një shëndet”.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,