Fushata Kombëtare mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u zhvillua këtë herë në shkollën e Mesme të Përgjithshme “Ismail Qemali” në Tiranë. Vëmendja e shtuar ndaj sigurisë ushqimore dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për një ushqim të shëndetshëm, jep besim se fushata ia ka arritur qëllimit të saj, në sensibilizimin e brezave të rinj mbi sigurinë ushqimore. Kishte bashkëbisedime shumë interesante, mbi rolin dhe misionin e AKU-së, përgjegjësitë e operatorëve të biznesit ushqimor në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore. AKU në fund të këtij procesi, pati kënaqësinë që të rinjve të “Ismail Qemalit” t’iu ndante certifikata si “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.

Analiza vjetore për vitin 2024
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar analizën vjetore për vitin