Tiranë, AKU gjobit 5 subjekte për shkelje të kërkesave ligjore

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vijim të monitorimeve dhe inspektimeve në qarkun e Tiranës, kanë ushtruar 157 kontrolle gjatë javës së parë të muajit prill, në subjekte me aktivitete prodhuese e përpunuese, në restorante, fast-food-e, markete, supermarkete etj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, trupat inspektuese kanë konstatuar në pesë subjekte shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të kondraetiketës në gjuhën shqipe dhe mosrealizim të detyrava të lëna.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së, vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 730’000 lekëve, si dhe u krye asgjësimi i 23,9 ton të produkteve të ndryshme ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,