Bashkë me nxënësit e Lasgush Poradecit, për sigurinë ushqimore

Orëve ndërgjegjësuese mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, kësaj radhe iu bashkuan nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Lasgush Poradeci”, në Tiranë. Përveç vëmendjes ndaj aspekteve që kontribuojnë në sigurinë ushqimore, fëmijët u ndërgjegjësuan edhe për mënyrat dhe formatet e shprehjes së ankesave dhe shqetësimeve që mund të hasin me sigurinë e produkteve ushqimore, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në përfundim të këtij procesi u vlerësuan me certifikata “Ambasadorë të sigurisë ushqimore” 24 nxënës të Lasgush Poradecit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,