Analiza Vjetore e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar në Vlorë, takimin me drejtorët rajonalë mbi analizën e veprimtarisë vjetore të institucionit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e mendësisë së ushtrimit të detyrës funksionale të institucionit në një vëmendje të shtuar për mbrojtjen e konsumatorit.

U bë një pasqyrë e detajuar e kryerjes së detyrave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit duke evidentuar problematikat dhe arritjet, që nga detyrat specifike të subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore dhe imputeve bujqësore, rritjen e inspektimeve dhe procesin e marrjes së mostrave.

Disa nga arritjet më të rëndësishme gjatë periudhës janar –dhjetor 2022

1- Përmirësimi infrastrukturor dhe funksional në PIK Durrës si dhe lehtësirat në laboratorë

2- Ngritja e Bordit të AKU-së dhe Paneleve shkencore dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional me IQ, ISUV, ISHP, MAS, PPT dhe DPD

3- Transformimi rregullator institucional, përfshirë rregullore dhe manuale

4- Rritja me 51% të vlerës së eksporteve ose 20% në sasi nëpërmjet implementimit të Open Ballkan

5- Fushata Kombëtare për ndërgjegjësimin e nxënësve për sigurinë ushqimore, ku AKU ka certifikuar mbi 1000 fëmijë e të rinj si ambasadorë të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.