Korçë, AKU gjobit subjektin për mungesë gjurmueshmërie dhe për mangësi në etiketimin e produktit

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vijim të monitorimeve dhe inspektimeve në qarkun e Korçës, kanë ushtruar kontrolle në subjekte me aktivitet tregtim dhe shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara trupat inspektuese kanë konstatuar në subjektin me iniciale “D.C” me aktivitet tregtim të produkteve të ndryshme ushqimore, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mangësi në etiketimin e produktit.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së, vendosi masat administrative me gjobë në vlerën e 150’000 lekëve, si dhe është vendosur masa e bllokimit në sasinë e 531 kg produkte të ndryshme ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore për konsumatorët.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,