Zhvillohet takimi nga projekti MetDiet implementuar nga CIHEM Bari

Projekti MetDiet implementuar nga CIHEM Bari dhe financuar nga Cooperazione Italia, në të cilin Shqipëria është koordinatore e rajonit të Ballkanit, zhvilloi takimin e dytë, në lidhje me sistemet ushqimore të dietave mesdhetare, produkteve dhe nënprodukteve tipike tradicionale të këtyre vendeve, mbi të dhënat e dokumentuara mbi efektet në shëndet, rritje dhe zhvillim. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u përfaqësua në këtë takim nga Drejtoresha e Përgjithshme Znj.Jeta Deda, e cila paraqiti një sintezë të punës së kryer vitin e parë nga vendet e Ballkanit, qëndrueshmërinë e sistemeve të dietave ushqimore si dhe zinxhirin e vlerave ushqyese të dietave lokale të secilit prej këtyre vendeve. Përgjatë këtij takimi u vendosën edhe disa objektiva kryesore gjatë vitit 2023 për sistemet territoriale për dietat e qëndrueshme, qëndrueshmërinë mjedisore të tyre, si dhe komunikimin e vlerësimit të dietave të prodhuara dhe të tregtuara në Shqipëri dhe Kosovë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,