Trajnim mbi kontrollet e tregut agro ushqimor, verërave dhe pijeve alkoolike

Në Athinë u zhvillua trajnimi mbi kontrollet e tregut agro ushqimor, verërave dhe pijeve alkoolike, ku Shqipëria mori pjesë me përfaqësues inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Trajnimi kishte si synim përmirësimin e njohurive si dhe qasjen në praktikat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për rritjen e efikasitetit të autoriteteve kompetente dhe organeve të kontrollit për Certifikimin e produkteve si Specialitet Tradicional i Garantuar, Emërtim Origjine apo për Tregues Gjeografik.

Në cilësinë e produktit përfshihen treguesit gjeografikë të cilët theksojnë marrëdhënien midis rajonit gjeografik dhe emrit të produktit, ku një e dhënë specifike ose karakteristike t’i atribuohet në thelb rajonit të tij gjeografik.

Ky sistem u krijua nga Bashkimi Evropian për të informuar konsumatorët për veçoritë specifike të produkteve si dhe për të mbrojtur tiparet karakteristike të emërtimeve të tyre gjeografike (si ne rastin e verërave) dhe gjithashtu disa skema cilësore për produktet ushqimore dhe bujqësore, specialiteti tradicional i garantuar (STG).

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,