Shkodër, AKU gjobit subjekte për tregtim të ushqimeve të pasigurta

Shkodër, AKU gjobit subjekte për tregtim të ushqimeve të pasigurta

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar monitorime dhe kontrolle në qarkun e Shkodrës në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit të brumit, në stabilimente prodhim/përpunim qumështi, stabilimente grumbullim/seleksionim të vezëve, si dhe në markete, supermarkete dhe bar-restorante.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve është konstatuar, tregtimi i produkteve ushqimore me afate të kaluara përdorimi, në mungesë të gjurmueshmërisë së lëndës së parë prodhuese, si dhe mungesë kundraetiketimi në gjuhën shqipe.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve, bllokimin e produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi deri në asgjësimin e tyre, si dhe bllokimin e produkteve ushqimore në mungesë kundraetikete në gjuhën shqipe deri në pajisjen e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë monitorimet dhe kontrollet në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,