Dibër, AKU konfiskon mish pa vulë dhe certifikatë veterinare

Dibër, AKU konfiskon mish pa vulë dhe certifikatë veterinare

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë ushtruar monitorime dhe kontrolle në Qarkun e Dibrës, në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e therjes dhe të tregtimit të mishit.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në katër subjekte është konstatuar tregtim i mishit pa vulë dhe certifikatë veterinare, ushtrim i aktivitetit të tregtimit të mishit i paregjistruar në QKB, në mungesë gjurmueshmërie dhe kushteve higjieno-sanitare .

Për shkeljet e konstatuara, trupat inspektuese të AKU-së, vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 460.000 lekëve, janë konfiskuar rreth 1 kv produkte mishi, si dhe ndaj një subjekti u mor masa e menjëhershme e ndërprerjes së aktivitetit të paregjistruar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, se po vijon pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,