Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Berat, kryen inspektim në subjektin me iniciale E.A, me aktivitet “Tregtim të inputeve bujqësore dhe artikujve të ndryshëm plastikë”.
Gjatë kontrollit të kryer, u konstatua një sasi prej 30 kg produkt i PMB-ve të riambalazhuar në qese plasmasi 1 kgnë kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu u gjet edhe një sasi 500 gr “Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor”, pa Certifikatë Fitosanitare, si dhe 3 kg “Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor”, e paetiketuar në gjuhën shqipe.
Ndaj shkeljeve të konstatuara u vendosën masat administrative përkatëse “Gjobë” me vlerë 370’000 lekë.