AKU vendos gjobë dhe bllokon produktin “Djathë” të papërshtatshëm për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin e subjekteve me aktivitet “grumbullim, përpunim, ambalazhim, etiketim e tregtim të produktit qumësht” në qarkun e Tiranës, me qëllim shmangien e informalitetit dhe garantimin e produkteve të sigurta për konsum.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me iniciale “B. L.”, i cili ushtron aktivitetin në qytetin e Kavajës, u konstatua sasia prej 46 kg “Djathë” e cila ruhej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, produkti ushqimor kishte prani të dukshme papastërtish dhe myku si dhe subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie.

Për shkeljet e konstatuara ndaj këtij subjekti u vendos masa administrative “Gjobë” si dhe u bllokua sasia e produktit të konstatuar si e pasigurt për konsum me qëllim asgjësimin e saj.

AKU siguron konsumatorët se është në gatishmëri me trupat e veta inspektuese dhe nxit denoncime në raste vërejtjesh në numrin tonë të gjelbër 0800 7575 dhe adresës sonë të email-it info@aku.gov.al

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,