AKU bllokon aktivitetin dhe produktet e pasigurta për konsum në Tiranë.

Në vijim të njoftimit të ardhur nga ISUV, pas rezultatit jokonform të analizave laboratorike, për produktin akullore “pana me qershi” me ngarkesë mbi normë të NPM Enterobakterie, të tregtuar nga subjekti me iniciale “A. Shpk”, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kreu kontrollin zyrtar në subjekt.

Gjatë kontrollit u krye bllokimi i sasisë së produktit i cili kishte rezultuar mbi normë dhe ju la detyrë subjektit që të përgatisë procedurat e asgjësimit, u bë bllokimi i pjesshëm i aktivitetit deri në daljen konforme të rezultatit të analizave laboratorike si dhe u vendos masë administrative me vlerë 300’000 lekë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,