Sot AKU ka kryer 149 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

Sot AKU ka kryer 149 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në subjekte si: stabiliment përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, bulmetore, përpunim peshku, tregtim mishi, furrë buke, thertore, kopshte, katering, përpunim koncentrat salce dhe domate të thata, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu janë asgjësuar 28ton produkte ushqimore për tejkalim afati përdorimi dhe dëmtim.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 26 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme