AKU gjatë ditës sot ushtroi 149 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në: fabrika vaji ulliri rifuxho, magazina ushqimore, përpunim qumështi, njësi tregtimi bulmeti, furrë buke, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 18 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
U asgjësuan 580kg produkte ushqimore me afat të kaluar të jetëgjatësisë.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 63 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh në fruta dhe perime.
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!