AKU ditën e sotme ushtroi 159 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

AKU ditën e sotme ushtroi 159 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, ambalazhim çajra, ambalazhim produkte të ndryshme ushqimore, stabiliment përpunim mishi, kopshte dhe çerdhe, restorante, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për liçensim.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim dhe 2 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu janë asgjësuar 3.049 t produkte ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 28 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe fuqi mbirëse në fara.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të