AKU gjatë aktivitetit të kryer ditën e sotme ushtroi 143 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 

AKU gjatë aktivitetit të kryer ditën e sotme ushtroi 143 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, ambalazhim ullinj, stabiliment veze, baxho, fabrikë vaji, thertore, etj.

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).

Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 12 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë si rezultat i raport provës pozitive. Janë asgjësuar 22t produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit dhe bllokuar 270 kg fileto aciuge.

Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 109 mostra për analizim të treguesve toksikologjikë, fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte peshku dhe qumësht lëndë e parë.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,