Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 102 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive

 

Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 102 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive: furra buke, standartizim paketim veze, pastiçeri, thertore mishi kuq, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 14 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mangësi të sistemit të gjurmueshmërisë. Gjithashtu u bllokuan 9790 kg (kima pule import nga Italia) në PIK.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 9 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte të ndryshme.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme