Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 119 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive

Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 119 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive: furra buke, stabiliment përpunim patate, pastiçeri, stabiliment konservimi ullinj, fruta-perime, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (💻info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 18 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mangësi në etiketim në gjuhën shqipe. Gjithashtu u asgjësuan 6.16 t produkte të ndryshme ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 18 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte të ndryshme.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme