Sot AKU ka kryer 137 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: tregtim të produkteve për mbrojtjen e bimëve, furrë buke, prodhim/ambalazhim fruta, magazinë frigoriferike, përpunim peshku, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 12 mostra në produkte ushqimore të ndryshme per kritere fiziko-kimike dhe mikrobiologjikë. Janë asgjësuar 11.52T produkte ushqimore.
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!