Sot AKU ka kryer 157 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: tregtim inputeve bujqësore, markete, prodhim/ambalazhim mielli, magazina fruta perime, stabiliment standartizim/ paketim peshku, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 16 mostra në produkte ushqimore të ndryshme per kritere fiziko-kimike dhe mikrobiologjikë dhe janë asgjësuar 1.0734 T produkte ushqimore.
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!