Sot AKU ka kryer 165 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ne operatoret e biznesit ushqimor te kategorive te ndryshme

 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 35 masa me paralajmërim dhe 10 gjoba per aktivitet jo ne perputhshmeri me kornizen ligjore dhe rregullatore te sigurise ushqimore.
 
Gjithashtu u asgjësuan me kërkesë të vetë subjektit 3.8 ton dhe u bllokuan 21.196 ton produkte ushqimore.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme