‘Përdorni deri më’ ose ‘më mirë para’? Mjet i ri për të mbështetur operatorët e ushqimit

EFSA ka zhvilluar një mjet për të ndihmuar operatorët e biznesit të ushqimit të vendosin se kur të zbatojnë datën ‘përdorimi deri në’ ose ‘më mirë para’ për produktet e tyre.

Data ‘përdorimi deri në’ tek ushqimi ka të bëjë me sigurinë – ushqimet mund të konsumohen deri në këtë datë, por jo më vonë, edhe nëse duken dhe nuhasin mirë. ‘Më mirë para’ i referohet cilësisë – ushqimi do të jetë i sigurt për t’u ngrënë pas kësaj date por mund të mos jetë më i miri. Për shembull, aroma dhe struktura e tij mund të mos jenë aq të mira.

Komisioni Evropian vlerëson se deri në 10% të 88 milion ton mbetjeve ushqimore të krijuara çdo vit në BE janë të lidhura me datën e shënuar në produktet ushqimore.

Kostas Koutsoumanis, kryetar i Panelit të EFSA-së për Rreziqet Biologjike, tha: “Informacioni i qartë dhe i saktë mbi paketimin dhe një kuptim dhe përdorim më i mirë i shënjimit të datës në ushqim nga të gjithë aktorët mund të ndihmojë në uljen e mbeturinave të ushqimit në BE, ndërkohë që vazhdon të garantojë sigurinë e ushqimit. Ky mendim shkencor paraqet një hap përpara në këtë drejtim.”

Mjeti është strukturuar si një pemë vendimesh me një seri pyetjesh për t’u përgjigjur nga operatorët e biznesit të ushqimit për t’i ndihmuar ata të vendosin nëse kërkohet një datë “përdorimi deri në” ose ” më mirë para”. Pyetjet variojnë nga nëse kërkesat për shënimin e datës për një kategori ushqimi janë rregulluar tashmë nga legjislacioni, nëse një produkt i nënshtrohet ndonjë trajtimi për të eleminuar rreziqet, nëse merret përsëri para paketimit, karakteristikat e tij dhe kushtet e magazinimit.

Ekspertët gjithashtu rishikuan faktorët që duhet të merren në konsideratë nga operatorët e biznesit të ushqimit për të vendosur një datë të afatit të ruajtjes – periudhën kohore gjatë së cilës një ushqim do të mbetet i sigurt dhe / ose i një cilësie të përshtatshme për konsum, ndërsa paketimi është i paprekur dhe ruhet sipas udhëzimeve.

Paneli i EFSA-së për Rreziqet Biologjike do të publikojë një mendim tjetër mbi këtë temë në 2021. Ai do të përqendrohet në informacionin e dhënë për konsumatorët mbi kushtet e ruajtjes, afatet kohore për konsum pas hapjes dhe praktikat e shkrirjes së produkteve.

Opinionin e plotë shkencor do ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2020.6306

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,