Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 12 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe mungesë të Planeve DDD.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 29 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatim të protokolleve të sigurisë.
Gjithashtu janë këshilluar nga ana e Task-Forcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së coronavirusit.
#BashkëpërSigurinëUshqimore