AKU kryen 764 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 764 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë inspektimeve janë paralajmëruar tetë subjekte ushqimore, për mos rinovim të librezave shëndetësore dhe mungesë të planeve DDD.

Me kërkesë të vetë një subjekti ushqimor është kryer asgjësimi i një sasie prej 53.964 ton produktesh ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 43 mostra në monitorim të qumështit, por edhe mostra në fara për analizim të treguesve cilësore.

AKU si pjesë e Task-Forcës ka vijuar intensivisht edhe monitorimin nëpër biznese ushqimore dhe jo ushqimore për zbatim të protokolleve Anti-Covid.

Janë këshilluar edhe qytetarë në mbajtje të detyruar të maskës, për mos shpërndarjen e coronavirusit.

AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,