Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditë së sotme inspektimet dhe monitorimet në terren edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Task-Forca po monitoron në vazhdimësi çdo subjekt dhe hallkë të të gjithë niveleve arsimore për zbatueshmërinë e protokollit anti-covid.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 37 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëpërSigurinëUshqimore